Sara Event Logo
Na Kontaktoni

Dasma

Nga Ju nis
Frymëzimi.

Nga dëshirat dhe idetë tuaja, ne ndërtojmë konceptin e një dasme që reklekton stilin tuaj.

Na kontaktoni
Luxury wedding planning Albania – Sara Event
Wedding ceremony detail Tirana
Complete wedding planning and styling in Albania

Nga Vizioni te Koncepti

Një dasmë fillon shumë përpara ditës së saj. Fillon me një ide, me një ndjesi, me një pamje që e keni krijuar në mendje dhe me dëshirën për ta kthyer atë në diçka që mund të jetohet. Nga aty fillojmë ne. Marrim vizionin tuaj dhe i japim formë, ritëm dhe jetë, duke ndërtuar çdo pjesë të dasmës si vazhdim të së njëjtës histori. Nga vendi ku do të festoni, te atmosfera që do ta mbushë atë; nga koncepti dhe dekori, te partnerët, organizimi, logjistika dhe çdo detaj që qëndron pas një dite të realizuar bukur.

Nga Koncepti në Realizim

Kur vizioni ka marrë formë dhe çdo detaj ka gjetur vendin e tij, nis rrugëtimi drejt realizimit. Ne kujdesemi që gjithçka e imagjinuar të marrë jetë me të njëjtën ndjesi me të cilën është menduar. Lulet, strukturat, tekstilet, ndriçimi dhe detajet e personalizuara përzgjidhen, krijohen dhe ndërthuren me kujdes, derisa çdo element të bëhet pjesë e së njëjtës tablo. Dhe pak nga pak, ideja fillon të marrë frymë. Hapësira transformohet, atmosfera merr jetë dhe ajo që deri dje ekzistonte vetëm në imagjinatën tuaj, shpaloset tashmë përpara jush. Derisa vizioni nuk është më diçka që e përfytyroni, por një çast që më në fund po e jetoni.

Wedding design and styling service Tirana Albania
  • Takimi & Vizioni
  • Krijimi i Konceptit
  • Projektimi & Detajet
  • Përgatitja & Prodhimi
  • Montimi & Realizimi
Luxury wedding décor and floral arrangements Albania

Nga takimi i parë deri në realizimin final, çdo etapë zhvillohet nën kujdesin e Sara Event. Nisim duke njohur vizionin tuaj, e kthejmë frymëzimin në koncept dhe konceptin në një projekt të kuruar deri në detaj. Përzgjedhim çdo element, përgatisim dhe prodhojmë atë që projekti kërkon, për të mbërritur më pas te montimi dhe transformimi i plotë i hapësirës. Një rrugëtim ku çdo hap lidhet me tjetrin, derisa ajo që nisi si një ide, merr formë dhe bëhet pjesë e ditës suaj.

  • Koncepti dhe Stili i Eventit
  • Dekori dhe Ambienti
  • Planifikimi dhe Organizimi
  • Koordinimi Gjatë Ditës së Dasmës
  • Menaxhimi i Vendeve & Furnitorëve